Berisha: Rruga ‘Jim Xhema’ apo ‘Rruga A’, padyshim është e një rëndësie të madhe për Prishtinën

21 tetor 2023 | 10:24

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se rruga ‘Jim Xhema, apo ‘Rruga A’, padyshim është e një rëndësie të madhe për Prishtinën, në të gjitha trajtat e vlerësimit.

Gjykata Komerciale ka vendos masën e pezullimit të punimeve, që po vijonin me intenzitet premtues.

“Cila është gjykatësja që vendosi, a u ndikua ajo vetëm pse është motra e deputetës së LVV-së Fitore Pacolli, a po i hakmerret LVV-LDK-së dhe Perparim Rama, pafund mund të shtroni çdo lloj pyetje e dilemash”.

“Kjo çfarë po flet kreu i LDK-së dhe komuna e Prishtinës, paraqet ndërhyrje në drejtësi. Ndërhyrje të pastër. Nuk bën kështu teksa flisni tërë kohën për rend dhe ligj, për një sistem të pavarur të drejtësisë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai ka shtuar se: “Shkoni në gjykatë dhe atje paraqitni provat legale materiale por mos e imitoni gjuhën e LVV-së. Kjo gjuhë e ka sjell një mjedis kaotik, ku secili bëhet gjykatës, prokuror, polic e çka tjetër. Qëndroni në rolet tuaja! Por, definimi kulturor i mjedisit kosovar, është i po kësaj mendësie tipike ballkanike, e pa asnjë dyshim se këtu nuk janë engjuj as gjykatësit, prokurorët e kush tjetër. Duhet të jetojmë me të derisa presioni për tranformim të të menduarit kolektiv, përfaqëson një kauzë sistematike, të domosdoshme, s’i aletrnativë realiste e të ardhmës tonë evropiane”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në raportimin…