Rruga Kijevë-Zahaq, qeveria nis shpronësimet

08 mars 2023 | 11:15

Qeveria e Kosovës ka nisur lëvizjet e para për ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq. Kështu u tha në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të mërkurën, ku ekzekutivi ka miratuar propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore “Kooperativa Bujqësore Podujevë” të cilat janë të nevojshme për realizimin e këtij projekti, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se janë përfunduar të gjitha procedurat për shpronësimin e pronave të paluajtshme, për interes publik.

“Departamenti i Shpronësimit në mënyrë zyrtare ka pranuar nga zyra e pronës së paluajtshme aktin e vlerësimit të pronave të paluajtshme ish shoqërore ‘Kooperativa Bujqësore Podujevë’. Pas plotësimit të kushteve të përcaktuara ne propozojmë vendim me të cilin miratohet vendimi përfundimtar i këtyre pronave të cilat janë të nevojshme”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Speciales në Hagë ka shtuar në listën e…