Rruga “Malësia e Madhe” në Shirokë ka filluar të ndërtohet
06 gusht 2019
| 12:01
Në Shirokë të komunës së Suharekës ka filluar të ndërtohet rruga “Malësia e Madhe”, rrugë e cila do të ketë rëndësi të veçantë për banorët e Shirokës.
Për t’i parë punimet në Shirokë, ka shkuar kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj. “Në Shirokë sot filluam ndërtimin e rrugës ‘Malësia e Madhe’ e cila do të ketë rëndësi të madhe për banorët. Ne do të jemi në terren në zbatimin dhe realizimin e projekteve”, ka thënë Muharremaj pas vizitës së punimeve.