Rruga nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit e lirë për qarkullim
30 janar 2019
| 11:42
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se pas rrëshqitjes së dheut në rrugën nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit, rruga tanimë është tërësisht e lirë për qarkullim.
“Me angazhimin e kompanisë kontraktuese nga MIT-ja për mirëmbajtje në këtë pjesë të rrugës, është bërë pastrimi i saj dhe që nga ora 09:00 e mëngjesit, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë i është kthyer normalitetit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
/Epoka e re/