![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/poklek.jpg)
Rruga në Poklek të Vjetër lëshohet për qarkullim
13 tetor 2022
| 14:22
Rruga në Poklek të Vjetër në lagjen Bucolli dhe Caraku, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin e urës në këtë fshat, tani është e lirë për qarkullim pasi që ka përfunduar projekti për ndërtimin e urës së re.
Në vërshimet që kishin ndodhur vitin e kaluar, ura e këtij fshati ishte dëmtuar dhe ka qenë e domosdoshme ndërtimi i urës së re për qarkullim.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës Lokale ka filluar muaj me parë rregullimin e saj dhe tani ura është e kalueshme e cila do t’i ndihmoj qytetarët të lëvizin lirshëm mbi këtë urë.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve sa me të mira e lehtësuese për gjithë qytetarët.