Rruga nga Shqipëria që nuk harrohet kurrë

23 tetor 2022 | 10:33

Kujtime nga ish-ushtari i UÇK-së, Gazmend Syla


U nisem për Shqipëri me shku me marrë armë. Vëllezërit Lleshi, Sokoli, Sejdi Rama e do burra të dheut na prinin. Mbërrim atje në dimër 98/99.

Lahia kishte shku ma herët me Alush Agushin (Malen) nëse nuk gaboj. Lahia kishte shku për arsye shëndetësore për një intervenim kirurgjik. Deri sa të vinin armët në Vlahen të Hasit na thanë, kush doni me shku në Tiranë shkoni se duhet me prit nja ni javë. U nisem shkum ni grup, Xhevdet Brahimaj e Sahit Brahimaj e do shokë të tjerë. Ne të tre e takuam Lahiun, ai e kishte kry intervenimin, e ishte i angazhuar nëpër Tiranë me i marrë do gjana ushtarake që e kishte porosit komandant Ramushi (radiolidhje, e gjëra tjera). Fjetëm nja 2-3 natë atje, erdh koha u nisëm për Vlahen.

Aty prapë kishim me prit. Më duket që në atë shkollë rrinte ushtria dhe komandant ishte Xheladin Gashi (Plaki).

Mustafë Selmanaj poashtu ishte dhe u kujdeste më së shumti për ne. Gjatë qëndrimit aty nja 7-8 djem që kishin ardhur me luftu nga jashtë na thanë që janë nga Llapi, asnjëri më i vogël se 2 metra. Çdo ditë në mëngjes i mbushnin qantat e delnin në stërvitje, përgaditeshin për rrugën që duhet ta bënim për në Kosovë.

Dita e nisjes u afrua, i binte që nesër në mbrëmje të nisemi, atë natë u nis një grup tjetër, në gjysmë nate ose në mëngjes kthehen djemtë e përgjakur e kishin rënë në pritë, ish ba nami. Por kjo pritë nuk ishte arsye që ne mos të niseshim natën që vinte.

Me disa kamiona nga aty e deri në kufi, i shtrënguam çantat, baca Malë (Alush Agushi) erdh më tha: Gaz, futi nja 3-4 birra të qëllojnë rrugës, i thash jo se nuk i pi, edhe ashtu nuk kisha pi birrë najherë, bile para lufte fëmia nuk bojke me pi birrë ?, tha merri merri. I mora dhe i futa në çantë.

Mustafa si gjithmonë na përqafonte e qante, prej frikës që mund të mos u takojshim më.

Gjithë rrugën nëpër atë borë deri në fshatin e parë në Kosovë, pozicione të armikut që kishin pritë me kalu na andej, por patëm fat, deri aty mbërrim mirë.

Me të mbërritur në fshatin e parë në Kosovë që e kam harru tash, djemtë e Llapit u lodhën shumë, ndoshta të pa përvojë por thanë se, na ma asnjë këmbë se bëjmë ma tutje, na lëni neve këtu e ju shkoni.

Kjo nuk ishte zgjidhje. Diskutuan pak Lahia, Mala, Gega, Sokoli, por u pa që s’ka zgjidhje.

Çka ndodhi? Lahia hyri në shtëpinë e njërit në fshat që e kishte një autobus aty. Nuk kishte rrymë, dul dikush me një qiri a llambë, pritoi me na dhanë, tha jam veq shofer, autobusi është i firmës, Lahia i tregoj situatën, lëshoi pe. Hypni burra – na u tha. Të gjithë u futëm aty, ishte afërsisht gjysma e natës.

U nisëm, Lahia voziti gjysmen e rrugës , pastaj Sokoli që me gjasë asnjëherë nuk kishite vozit autobus. Provonte Sokoli e nuk dinte mirë, i thojke Lahia qou se nuk po din.

Nëpër Bishtazhin e deri në hyrje të Gjakovës, çudi që edhe makinë të armikut kemi taku edhe veq kan mendu që jemi serb a diçka se të gjallë na me kalu me autobus asaj rruge jo.

Megjithatë arritëm në Kralan, aty ishin forcat tona të UÇK-së, të gatshëm e duke menduar se ishte zhurmë e tanksit. Mezi ram në kontakt në radiolidhje me ta që me na liru rrugën. Te shkolla e Kralanit ishte destinacioni i fundit ?.

Zbritëm, e kishte filluar të zbardhte dita, e vazhduam me këngë deri në Jabllanicë ku na pritke Komandant Ramushi.

E takuam, edhe buzëqeshte edhe e luante kokën herë majtas herë djathtas, buzëqeshjen e kishte nga gëzimi që arritëm të gjallë ndërsa kokën që e lëvizte e kuptoni vet miq?.

(Falje për emrat e bashkëluftetarëve që i kam harru e po janë ba 23 vite).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet…