
Rruga Pejë-Prishtinë, e vështirë për automjete
18 dhjetor 2018
| 09:53
Një aksident ka ndodhur në lokacionin e njohur si te “Kroi i Mbretit”, në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Ky aksident ka ndodhur si pasojë e borës e cila ka mbuluar të gjithë autostradën, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve, raporton Indeksonline.
Me ndryshimin e motit dhe rënien e vazhdueshme të borës edhe numri i aksidenteve po vije duke u rritur.
Ndryshe, edhe gjatë javës pritet që të vazhdojnë reshjet e borës.