Rruga përpara dhe zgjidhjet!
Shkruan: Hisen Berisha –
Partitë politike duhet të garojnë me individ kredibel dhe të fitojnë mbi 50%, për të vendosur stabilitet politik institucional në qeverisje.
Këtë kisha proklamuar edhe si objektiv politik të fushatës elektorale.
Është evidente se në listat e partive politike ka pasur të tillë por rezultati zgjedhor është zhgënjyes për të gjitha partitë garuese, qofshin edhe ato me rezultat që i nxori si parti të para por jo fituese të zgjedhjeve.
Në këto zgjedhje ashtu siç edhe në të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri me tani, është bërë praktikë e gabuar, që të fitoj lideri i partisë me rezultat në diskrepancë të thelle me përfaqësuesit e nominuar si kandidat për deputet në rrethe apo zona zgjedhore.
Kjo është joparimore dhe është klientelizem e sistem korruptiv.
Një fenomen tjetër që ka bërë të kemi zgjedhje joparimore dhe larg të qenurit zgjidhje, janë largimet emigruese nga Kosova. Kjo ka bërë që të largohet truri dhe forca që i bën ndryshimet politike shoqërore.
U tregua se në Kosovë duhet patjetër në të ardhmen partitë të kenë programe ma përfshirëse dhe popullore, e jo për elita e grupe politike por për masat e rinise që studiojnë dhe ikin jashtë ose shuhen nëper profesione jo adekuate siç në rastin më të keq kamarier etj. Për këtë arsye unë shoh krize në këtë vend, jo vetëm politike por edhe morale. Shkak i të gjithave është korrupsioni si doktrinë e udhëheqjes institucionale tashmë e instaluar në çdo segment të shtetit.
Zgjidhja do të ishte në orientimin e politikave partiake, në ndaljen e rrjedhjes së trurit jashtë vendit apo shuarjes së tyre duke mos u dhënë shanset e barabarta për punë dhe ushtrim të profesionit.
Sa i përket krizës që në sfond po e mbanë mosformimi i institucioneve, pas zgjedhjeve të fundit, neve na intereson të shkohet në zgjedhje, meqë nuk u pranua formula e qeverisë me bazë të gjerë, por në rrethanat aktuale Kosova nuk e ka komoditetin e futjes në qarkun vicioz të krizave që prodhojnë zgjedhjet jo të rregullta apo siç janë bërë modë të quhen të jashtëzakonshme apo formula e ruajtjes së të njejtës nomenklatur në proces.
Kohë më parë, ende pa u certifikuar zgjedhjet, e kam dhënë opsionin tim politik për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë apo teknike e cila do të kishte detyrat konkrete të përfundimit së pari, të reformës zgjedhore dhe përmbylljen e procesit politik të bisedimeve me Serbinë. Por, ditët në vijim po dëshmojnë se pandershmëria politike nuk po i lë partitë, që dolën të para në zgjedhje, që të arrijnë asnjë kompromis për të konstituuar institucionet e dala nga këto zgjedhje edhe ashtu të kontestuar dhe penalizuara edhe nga vet kryetarja e KQZ, Znj. Daka.
Nëse i shohim zgjedhjet dhe rezultatin zgjedhor përmes kodit të ndershmërisë politike, atëherë është fakt se PDK dhe LDK, kanë hy si parti të vetme në këto zgjedhje, ndërkohë që të gjitha subjektet tjera kanë hy si koalicione parazgjedhore, përfshirë edhe koalicionin që doli i pari, LVV dhe Alternativa.
Gjykuar nga numri i deputetëve LDK dhe VV, kanë numër të njëjtë të deputetëve. Një deputet më shumë që e ka LVV, e ka nga Alternativa e Mimoza Kusarit.
Ndaj synimi i LDK për ndarje 50 me 50 është korrekt.
Nga kjo nënkuptohet se LVV duhet t’i jap pozitë ministrore apo pozitë drejtuese të lartë, Alternatives gjegjësisht Mimozës, nga pozitat e veta që i takojnë e jo nga ato të LDK. Kjo do të ishte parimore dhe brenda kodit të ndershmërisë politike. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë akterët vendor e ndërkombëtarë të interesuar në krijimin e institucioneve funksionale në vendin tonë. Kjo bëhet në proporcion me rezultatin zgjedhor.
Nuk është lufta se nga kush parti apo individ do të merret pozita e presidentit. Por objektivi ëdhtë të shmangë Albini marrjen e pozitës së kryeministrit. Si rregull duhet të pranojmë në këto rrethana se koalicioni pas zgjedhor LDK – VV duhet të trajtohet si koalicioni fitues, ngase nuk ka koalicion parazgjedhor por nuk ka as edhe parti fituese. Ndaj për të ruajtur stabilitetin institucional dhe politik duhet zbatuar formulat kushtetuese të dhënies së shansit për të krijuar institucionet subjektit apo koalicionit të dalë nga zgjedhjet. Fillimisht duke i dhënë shansin subjektit të parë, që janë shkrirje në një koalicion tre partiak LVV/Alternativa dhe LDK, e pastaj t’i ipet shansi partisë apo koalicionit të radhës që ka dalë fitues e që në rastin tonë e kemi PDK. Por, kemi edhe deklarimin publik të lidershipit të PDK që nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisjes dhe se do të përkrah subjektin e parë apo koalicionin, që të formojnë qeverinë, duke qenë kundër shkuarjes në çfarëdo zgjedhjesh të reja.
Në rast krize atëherë qëndrimi i lidershipit të PDK është krijimi i një qeverie me bazë të gjerë apo qeverie teknike që do të përgatiste vendin për zgjedhje të reja të rregullta.
Këtë qëndrim lidershipi i PDK e mbanë edhe për faktin se në rajon tashme është evident influencimi rus jo vetëm në destabilizimin e rajonit, përmes projekteve që pengojnë ndërtimin e paqes dhe një marrëveshjeje të pranueshme në mes Kosovës dhe Serbis por ky angazhim i Rusisë është edhe që të mos ketë qeveri por të shkohet në zgjedhje!
Në rrëmujën elektorale dhe destabilitetin politik të presidentit në SHBA, Rusisë i është krijuar hapësirë për ndikim të plot që t’i jap kahje të kundërt euro-atlantike dhe anti SHBA, vendeve të rajonit ku Kosova është në disfavor duke pasur parasysh se edhe zgjedhjet e 6 tetorit, si ato të fundit të Shqipërisë ishin zhvilluar dhe rezultati ishte determinuar nga ndikimi rus i cili për dallim të “tripletit” rus në nivel ballkanik që kishte aplikuar në Shqipëri, në Kosovë tani më është një “rolet rus” që vërtetë jo vetëm liderët politik por edhe vet Kosovën e popullin e saj do t’i vë në sprovë të vetëvrasjes politike e diplomatike përmes një destabiliteti të vazhdueshëm dhe nismave rajonale apo unioneve morbide siç janë “Minishengeni” apo revanshi ndaj BE dhe joshja nga UNIONI EUROAZIATIK i udhëhequr nga vet Rusia.
Veprimi i duhur dhe që ka nxitur një shkëndijë shprese për veprim politik të vendosur dhe jashtë pandershmërisë politike të subjekteve, që duhet të arrij një marrëveshje për krijimin e institucioneve drejtuese të vendit, është edhe thirrja e seancës konstituive nga kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ua ka ngushtuar rrethin e rrëshqitjes në viciozitet pa zgjidhje dhe krizë të pafund që do të qonte në zgjedhje të reja por që s’do të ishin prap zgjedhje e qëndrueshme.
Spekulimet që po i prodhon kodi i pandershmërisë që po i determinon partnerët e koalicionit pas zgjedhor, shkon deri te paragjykimi se nëse kryetari i kuvendit nuk zgjidhet në seancën e pare, atëherë shkohet në zgjedhje. Për t’i shpëtuar kësaj supozohet se do të kërkojnë pauz sapo të hapet seanca dhe përligjen deputet e zgjedhur dhe parlamentit. Pastaj do të rrijnë në agoninë e tejzgjatur te pandershmërisë politike duke kalkuluar pozitat jo pse ato janë molla e sherrit, por nga frika dhe mos kuraja që të marrin pozitat drejtuese në qeveri, meqë para këtyre institucioneve të dala nga zgjedhje të penalizuara, për të marrë përgjegjësitë për shtyrjen e proceseve politike që presin intensifikim me fundin e marsit 2020.
Tashmë PDK nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje, për shkak të zhvillimeve rajonale dhe ndikimeve destruktive të qeverisë dhe kryeministrit të shtetit shqiptarë që po e lëndon procesin politk të permbylljes së shtetësisë së Kosvës në raport me Seribinë.
Nga tabori tjetër që tani më duhet të marrin përgjegjësitë politike, grupi i të pakënaqurve apo siç identifikohet grupi i Fatmir Sejdiut me Vjosën në krye, supozohet se do të shkojnë me LVV-në që të kapin pozitën e kryeparlamentarit dhe kryetarit të LDK. Këtë grup tani më të identifikuar edhe kohë më parë gjatë zhvillimeve të dhunuara në aspektin demokratik, e përbëjnë mbi 7 deputet.
Edhe pse LVV e ka kandidatin për president ku është lakuar dhe ideologu e mentor i liderit të VV, z. Rexhep Qosja ose propozimi patetik i VV z. Murat Jashari, synimi edhe për postin e Kryeminsitrit është hegjemonizem politk nga ana e LVV. Pozita që mund t’i takoj është e shumta edhe kryeminsitri nëse znj. Kusari nuk pretendon njërin nga postet e larta drejtuese, sepse është guri i peshorës që e balancon fitoren e LVV ose rënien e saj.
Ndërkohë që Vjosa po erdhi si kryetare e LDK, nuk e rrezikon më kurrë LVV. Edhe pse supozohet se ka lidhje të ditura me struktura të caktuara nga radhët e demokratëve në USA, zhurmën diplomatike e bën por pa ndonjë efekt determinues, ashtu siç ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Znj. Vlora Çitaku që shkëlqen në KS/OKB por megjithatë efekti diplomatik është deshtim dhe si shtet Kosova ka humbë njohje dhe çdo anëtarësim në asociacione apo nisma rajonale si dhe në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare.
Pra i tërë ky dështim i faturohet mos koordinimit të trekëndëshit Qeveri/MPJ – President dhe Ambasadori në SHBA. E ky defekt nuk duhet të bartët si fryme edhe në institucionet që pritet të formohen. Por, cila është fryma dhe parimësia mbi të cilën po negociohet formimi i tyre me theks trekëndëshit President, Qeveri/MPJ dhe ambasador në SHBA. Rruga përpara duhet parë me nivel të lartë përgjegjësie politike, morale dhe ligjore.