Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit (video)
Rruga Prishtinë-Podujevë është duke shkuar drejt përfundimit.
Kështu është bërë me dije në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje ku është publikuar edhe videoja që tregon rrugën.
‘’Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur’’, ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Kujtojmë se me ardhjen e qeverisë Kurti janë gjetur në infrastrukturë 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë. Vetëm në aksin Kijevë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit. Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, është thënë në postimin e LV-së në “Facebook”.