Rruga Prishtinë – Podujevë u keqpërdor nga Qeveria (video)

28 mars 2022 | 14:23

“Premtimet për punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë u përdor nga Qeveria vetëm për përfitime elektorale”, kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka kërkuar sqarime nga ministri i Infrastrukturës, lidhur me zvarritjen e punimeve të rrugës Podujevë – Prishtinë.

“Më 11 gusht të vitit 2021, ministri e zëvendësministri kanë dalë në fushatë zgjedhore dhe kanë thënë se rruga Prishtinë-Podujevë kryhet deri në fund të vitit 2021. Tash është muaji i katërt i vitit 2022, respektivisht muaji i gjashtë prej kur kanë premtuar në fushatë zgjedhore dhe se kanë vendos asnjë guri në atë rrugë. Përderisa kryeministri Kurti bënte be ‘pasha Kuranin’ kemi me ndërtuar Podujevën. Pyetja ime për ministrin Liburn Aliu ishte, se a ka qenë premtim elektoral, për të marrë vota në Podujevë, apo po zotoheni se do ta përfundoni atë rrugë”.

“Nëse e keni zotim, ju lutem silleni në Kuvend ri-rregullimin buxhetor, ngase kjo rrugë është arterie kryesore dhe më e dendur në trafik. Ju lutem silleni ri-rregullimin buxhetor për këtë rrugë të cilin ua votojmë, e mos u arsyetoni se s’keni buxhet dhe mundësi”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni botëror i kikboksit ukrainas, Maksym Kagal, është vrarë në…