Rruga ‘Ukshin Hoti’ po asfaltohet, Rama: Do t’i ketë katër korsi

10 shtator 2023 | 16:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të dielën se rruga “Ukshin Hoti” po asfaltohet.

Rama shkroi në “Facebook” se rruga do t’i ketë katër korsi si dhe gjelbërim.

“Jemi duke e asfaltuar rrugën “Ukshin Hoti”, e cila do të ketë katër korsi, trotuare më të gjera dhe gjelbërim të shtuar”, shkroi ai në “Facebook”.

“Liruam hapësirën publike në këtë zonë dhe tani po ua kthejmë qytetarëve. Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluturimi në hapësirë nuk është i sigurt dhe kërkimi për…