Rrugë e mbarë o bir!
27 janar 2022
| 12:58
Shkruan: Reshat RESHITAJ
Mezi të rritëm bir
Në skamje e varfëri
Shpesh herë të zuri gjumi
Bukë në gojë pa shti…
Të varfër ishim ne,
Të pasur nuk jemi as tani!
Ehhh me sa vështirësi
Mbarove shkollën ti…
Të gjithë u gëzuam për ty
Unë, mami por edhe daja
Atë ditë që u diplomove
Vetëm në përqafim të mbaja!
Epo, thash me vete
Kësaj radhe dhe ne shpëtuam
Djali shpejt do të punësohet
Dhe vuajtjet sikur i mbaruam.
Por ja që doli ndryshe
Sërish po jetojmë në mjerim
Djalin që mezi e rrita
Sot po e nis për mërgim!!!
“Rrugë e mbar o bir…”
Me sy të përlotur i thash:
“Më fal, o bir më fal…
Në këtë gjendje që të lash…”
Suharekë 27.01.2020