Rrugët e Ferizajt të pastruara nga bora
Makineri të rënda dhe ekipe të shumta mobile kanë dalë në orët e para në mëngjesin e së dielës të gjitha rrugët e territorit të Ferizajt për të pastruar akset rrugore nga reshjet e dendura të borës.
Komuna e Ferizajt ka theksuar se një gatishmëri e tillë e gjithë mekanizmit reagues nuk është parë në të kaluarën, ku shumë rrugë ishin të bllokuara për ditë më radhë.
“Kjo falë përkushtimit të qeverisjes lokale dhe kujdesit të të parit të Ferizajt, Agim Aliu, që të përmbyll me kohë gjithë procedurën e tenderimit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në gjithë territorin e Ferizajt. E gjithë zona rurale si ajo urbane është e mbuluar në kuadër të këtij operacioni mirëmbajtjeje, përkatësisht pastrimi të rrugëve nga bora. Nga raportimet e terrenit, dëshmohet se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe vazhdimisht po intervenohet nga operatorët ekonomikë dhe ndërmarrje publike në hapjen e rrugëve, gjegjësisht pastrimit e tyre nga reshjet e borës”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.
Kjo komunë ka ftuar edhe qytetarët që të mobilizohen përskaj vendbanimeve të tyre, përkatësisht pronave të tyre në heqjen e borës, që të lehtësohet qarkullimi edhe aty ku mund të ketë pengesa.
/Epoka e re/