(Foto / Videoreportazh, nata XXVIII në Prishtinë) Rrugët e Prishtinës në mesnatë, përplot qytetarë me vetura

02 gusht 2020 | 23:27

Në natën e njëzetë e tetë të masave parandaluese kundër përhapjes së virusit Korona, qarkullimi i qytetarëve në Prishtinë me vetura pas orës 23:00 është i madh.

Masat duken tepër formale në krahasim me aktivitetet ditore ku shquhen kafenetë përplot me qytetarë, në afërsi të njërit-tjetrit dhe pa vendosje të saktë të maskës. Me këto masa të ndërmarra nga qytetarët sa për sy e faqe, pandemia po bën dëme të mëdha në jetën e njerëzve, aq më shumë që qytetarët po i bartin maskat jo për mbrojtje nga virusi,  por për shkak të mosndëshkimit nga policia.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin me të madh të të infektuarave me koronavuris. Nga 245 rastet e reja, 71 raste janë në kryeqendra e Kosovës, raporton “Epoka e re”

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet e para me Covid-19 në Kosovë jan regjistruar më 13 mars, kurse numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pesë persona kanë humbur jetën…