Rrugët e Romës mbushen me zogj të ngordhur

02 janar 2021 | 09:05

Shpërthimi i fishekzjarrëve shënjon hyrjen e vitit të ri, ndërsa ngjyrat e shumta i japin edhe më shumë gjallëri mbrëmjes së fundvitit. Por, përveç bukurisë që ato kanë, fishekzjarret janë edhe të rrezikshme.

Të shumta kanë qenë rastet që gjatë festave të fundvitit janë plagosur shumë persona nga shpërthimi i tyre, ku jo pak kanë gjetur edhe vdekjen.

Kohët e fundit shitja e tyre është ndaluar me ligj në pothuajse të gjithë botën dhe për shpërthimin e tyre janë organizuar bashkitë apo komunat.

Por, disa foto të trishta po shqetësojnë njerëzit, ku qindra zogj shihen të ngordhur në rrugët e Romës, pasi janë mbytur nga tymi i fishekzjarreve apo janë goditur prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermal Mulosmani Ka një hezitim të theksuar – deri në…