Rrugët malore të Prishtinës me sinjalizues e vija të bardha
20 prill 2020
| 18:44
Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka postuar në rrjetin social disa fotografi me rrugë të asfaltuara, me sinjalizues e vija të bardha, të fshatrave të thella të Malësisë së Gollakut. “Ndihem shumë i lumtur që kemi mbajtur fjalën e dhënë për banorët e Gollakut”, ka shkruar ndër tjera Pacolli.
Sa herë vizitojë fshatrat që rrethojnë kryeqytetin, ndihem shumë i lumtur që kemi mbajtur fjalën e dhënë për banorët e Gollakut.
Ky është një lajm i mirë sepse këta banorë nuk janë më të izoluar nga qyteti, nga tregu, por janë më afër se kurrë Komunës së Prishtinës. Një nga këto është rruga Busi-Marec.
#RriNshpi