Rrugët në Kosovë janë të kalueshme
14 janar 2018
| 22:24
Ministri i Infrastrukturës, Palë Lekaj, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë, përfshirë edhe atë që lidh Pejën me Malin e Zi janë të kalueshme.
“Rruga, (që lidhë Pejën me Malin e Zi), e Kullës është e kalueshme ashtu siç janë edhe të gjitha rrugët tjera Nacionale e Regjionale brenda Kosovës. Kujdes në përshtatjen e shpejtësisë duhet të kenë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, shkroi Lekaj në profilin e vet në “Facebook”.