
Rrugëtimi 25-vjeçar i Kosovës nga bombardimet në ëndrrën për hyrje në NATO (video)
24 mars 2024
| 10:46
Pas ndërhyrjes së NATO-s që çoi në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, Kosova nisi një transformim: nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e në synimin për t’u bërë vend anëtar i NATO-s me ushtri të konsoliduar.
Përgjatë këtij rrugëtimi, misioni i NATO-s, KFOR-i, ka vazhduar të menaxhojë e qetësojë shumicën e incidenteve serioze, si në jug, po ashtu edhe në veri të Kosovës, raporton Rel.