Rrugëtimi drejt pavarësisë përmes një ekspozite

16 shkurt 2023 | 09:34

Rrugëtimi drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës u shpalos dje në tjetër format. Atë po e tregojnë 15 panot me dokumente, fotografi, ngjarje dhe shkrime të ndryshme të gazetave të asaj periudhe, të ekspozuara në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se ekspozita “Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore” e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe e mbështetur nga MKRS, është hapur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Të gjitha këto dokumentime tejet të rëndësishme që janë dëshmi e aktivizmit, veprimtarisë politike, e sakrificës drejt shtetndërtimit do të mund t’i shihni deri më 17 shkurt”, ka njoftuar MKRS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 16 shkurt deri me 18 shkurt 2023, në…