“Rrugëtimi drejt UNESCO-s: përvojat nga Shqipëria”, tryeza shkencore që mbahet sot në Prishtinë

24 prill 2025 | 08:48

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë, Dega e Folklorit sot mbahet tryeza shkencore “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: vlerat e kulturës jomateriale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”.

Në këtë aktivitet kulturor dhe shkencor, do të ketë ligjërime dhe diskutime për aspekte të vlershme të rrugëtimit dhe përvojës së Shqipërisë drejt listës së trashëgimisë botërore. Vasil S. Tole do të flasë për “Polifoninë me Iso”, Dorina Arapi për “Dijebërjen e Xhubletës”, ndërsa Amanda Kodra Hysa për “K’cimin e Tropojës”. Poashtu, pjesëmarrëse në panel do të jetë etnologia Afërdita Onuzi, e cila është bartëse e titullit honorifik “Mjeshtre e Madhe”.

Ngjarja mbahet nga ora 11:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se do të udhëtojë…