Rrugëtimi heroik i Rashit Qalajt

16 janar 2021 | 15:33

Shkruan: Mihane Hoxha

Në pasditën e 28 gushtit të vitit 2018, krahas shumë angazhimeve që kishim në Dhomën e Lajmeve, në ndërkohë njoftohemi që në mbledhjen e Qeverisë që po zhvillohej në ato momente, do t’a emëronin Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Sigurisht, përveç që kjo përbënte lajm njëherit shënonte edhe ekskluzivitet për të mësuar edhe emrin e kandidatit për të parin e organizatës më të rëndësishme të sigurisë në vend – Policisë së Kosovës.
Meqenëse, Policia e Kosovës, në atë botë po bënte katër muaj pa udhëheqës (megjithëse, aktivitetet policore zhvilloheshin nga ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të PK-së). Kjo, bëri që secili nga ne gazetarët të shfrytëzonim burimet tona brenda Qeverisë, për të marrë konfirmimin e kandidatit potencial, për Kryepolic.
Anipse, në rrjetet sociale qarkullonin emra të ndryshëm, nuk vonoi shumë dhe Qeveria doli me njoftimin zyrtar me vendimin për emrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Nga vendimi në fjalë, u konfirmua që nga ai moment Drejtor i PK-së do të shërbente Rashit Qalaj.
Ky emer, disa i zuri në befasi sakaq filluan t’ia mohonin vlerat duke e akuzuar kinse për afërsin që kishte me njerëz që i përkisnin subjekteve të caktuara politike, për disa emri i Rashit Qalajt, ishte enigmatik. Por, për shumicën dërrmuese emri Rashit Qalaj, ishte shpresë për Policinë e Kosovës, dhe jo vetëm.
Gjithsesi, siç e do gazetaria fillova të hulumtoja rreth drejtorit të sapo emruar z. Qalajt, në mënyrë që t’iu servoja publikut një material të detajuar rreth jetës dhe karrierës së të parit të PK-së.


Mbaj mend që informacionet e para më dërguan në rrëfime shumë emocionale. Pasi, nga të intervistuarit kuptova kontributin e jashtëzakonshëm të Rashit Qalajt, në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga aty u njoftova me shpirtin luftarak të z. Qalaj dhe dashurinë e madhe për t’i kontribuar vendit. Këtë e dëshmoi edhe rrugëtimi i tij prej polici, pra duke u bërë pjesë e uniformës së Policisë së Kosovës, në vitin 2000.
Përkushtimi dhe rezultatet e larta që kishte arritur Rashit Qalaj, gjatë shërbimit të tij në rajone të ndryshme në kuadër të PK-së, bëri që të shpërblehet dhe nga viti në vit, në mënyrë meritore kapte grada policore.
Për profesionalizmin e Rashit Qalajt, nuk kanë hezituar të potencoheshin hapur edhe zyrtarët policorë të cilët e cilësonin si më të duhurin për t’i çuar tutje proceset organizatës – Policisë së Kosovës.
Dhe, me të drejtë që me marrjen e mandatit z. Qalaj, me guximin e tij arriti të reformoi Policinë e Kosovës, gjë të cilën nuk e kishim pa më herët (që nga themelimi).
Realisht, karshi këtyre reformave-vendimeve të krijohej përshtypja që Policia e Kosovës, po bie në binarët e saj. Pra, Kosovës, iu deshtën 20 vjet për të sjellë Rashit Qalaj, në krye të institucionit në fjalë.
Ky angazhim i parezervë dhe ky profesionalizëm nuk i shpëtoi syrit të qytetarëve, të cilët përveç besimit arritën ta simpatizonin për gjithë punën transparente që z. Qalaj e zotëronte. Karshi kësaj, fjalë miradie nuk hezitonin të shprehnin edhe ambasadorët e Ambasadave të akredituara, në Kosovë. Kjo, mbase iu ka parapri bashkëpunimeve me institucione vendore e ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të lidhura ndërinstitucionale.
Gjithsesi, kontributi i tij u vë në pah nëpërmes realizimit të aksioneve më të rëndësishme, që njohim deri më tani. Pasi që fokusi i Policisë së Kosovës në krye me Rashit Qalajn, ka qenë në rritjen e intensitetit për luftimin e krimit të organizuar, krimeve ekonomike dhe korrupsionit, menaxhimin e kontrollit kufitar, luftimin e kontrabandës me mallra, si dhe sigurinë në trafikun rrugor. Pastaj, përkushtimi në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, kapaciteteve teknologjike dhe infrastrukturore, fuqizimin e kontrollit të brendshëm dhe integritetit policor.


Të gjitha këto dhe procese të tjera përmes së cilave synohej të bëhej një polici më e mirë, më e përgjegjshme dhe më profesionale dyshoj që tanimë do të bëjnë rrugëtimin e mbarë, pasi një vendim politik i datës 16 tetor 2020, bëri që gjithçka të thyhet në mes dhe të nëpërkëmbet i gjithë investimi (i lartëpërmendur) i z. Qalaj. Pra, ndodhi shkarkimi i Rashit Qalajt, në mënyrë tinzare, me motive të qarta politike dhe në rrethana të papërshtatshme.
Kur them rrethana të papërshtatshme i referohem pandemisë COVID-19 nëpër të cilën po kalojmë krahas vendeve kudo në botë. Kujtoj, nga momenti i paraqitjes së rastit të parë me virusin SARS-CoV-2, në Kosovë, Policia e Kosovës, ka bërë një punë të shkëlqyeshme, madje me një orarë të stërgjatur. Dhe, në një vend normal, institucionet e vendit do të duhej ta shpërblenin z. Rashit Qalajn, për një menaxhim të mirëfilltë të të gjithë situatës së vështirë të krijuar nga Pandemia COVID-19. Por, në vend të shpërblimit ndodhi e kundërta. Shkarkimi!
E kuptojmë që shkarkimet janë të natyrshme kur kanë peshën e arsyes, por jo edhe atëherë kur as justifikimet nuk iu bëhen perde të manipulimeve!
Nga ky shkarkim mësuam që, Kosova, ky vend i vogël por me telashe të medha ekzistenciale po ngulfatet nga politikan dhe grupe të kriminalizuar, të cilët t’i mbuluar gjurmët e tyre të errëta, po na vjedhin të ardhmën tonë, po shkatërrojnë të ardhmën e përgjithshme…
Kohëve të fundit kam refuzuar të shpreh bindjet e mija politike, por e ndodhur në një situatë kaotike e ndjej obligim moral ta falenderoj Partinë Demokratike të Kosovës, e cila i hapi dyert një njeriut me vlera të larta njerëzore dhe profesionale, siq është Rashit Qalaj.
Pra, vetëm tre muaj nga shkarkimi i tij, gjatë ditës së djeshme Qalaj doli publikisht duke na bërë me dije vendimet që kishte marrë: 1. Dorëheqjen nga Policia e Kosovës; 2. Aderimin në PDK.
Për hir së vërtetës ishte e dhimbshme të shohësh dhe dëgjosh ‘përshëndetjen e fundit me uniformën’ pikërisht nga Rashit Qalaj, i cili iu ka mbijetuar shumë sfidave dhe duke sakrifikuar vetën e tij është munduar të bëjë më të mirën e mundshme, për organizatën, PK-në.


Madje, ajo që më nagcmoi më së shumti gjatë konferencës ishte kur Qalaj u shpreh se “jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, dhe kategorikisht e kundërshtoj në këtë pikë z. Qalajn, për faktin që pikërisht tani e ka hapësirën e duhur për të qenë më afër Policisë së Kosovës, përmes rrugëtimit të ri, rrugëtimit politik.
Andaj, besoj fuqishëm që ato procese që iu pamundësuan t’i bëjë për organizatën në cilësin e Drejtorit, do t’i realizojë në mënyrë të guximshme, të ndershme e profesionale nga karriga e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Këtë e bazoj edhe në atë që Qalaj më kishte thënë gjatë intervistës së realizuar në shkurt të 2019: Kosova, nuk do të ketë njerëz të fuqishëm, por të barabartë para ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga…