Rrumbullaku i përgjigjet Berishës: Gerti Shehu nuk ka qenë dhe nuk është agjent i policisë

06 dhjetor 2022 | 21:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Muhamet Rrumbullaku, ka hedhur poshtë deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, se 31-vjeçari Gerti Shehu i cili e goditi me grusht ishte agjent i Policisë Kriminale.

Rrumbullaku tha se Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe se nuk është përdorur as si i infiltruar.

Ai theksoi gjithashtu se dokumenti që tregon se Gerti Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor, mediave ju është vënë në dispozicion nga vetë familjarët.

“Në lidhje me deklaratat e Berishës i cili deklaroi se Gert Shehu është agjent i Policisë kriminale, sqarojmë se shtetasi Gert Shpëtim Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit. Ai nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar nga policia. Dokumenti se ai është i sëmurë mendor është dhënë nga vetë familjarët e tij. Policia e Shtetit dënon me forcë këto deklarata. Sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do punojë për zbardhjen e ngjarjes”, tha Rrumbullaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia e ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Zvicrës.…