Rrusta: Kusari-Lila nuk është e lirë të dorëhiqet, presioni duhet të bëhet nga ne
Nënkryetarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk është e lirë të dorëhiqet, sepse do ta bënte një gjë të tillë.
Prandaj, sipas saj, presioni duhet të bëhet nga jashtë në mënyrë që Kusari-Lila të dorëhiqet.
“Sikur t’kishte qenë Kusari-Lila e lirë mbase edhe do të jepte dorëheqje. E sikur Kurti të befasohej nga këto telefonata, do të pasohej me shkarkim. Por, jo. Këta pranimin dhe të vërtetën i shohin si dobësi. Janë fabrikues të të vërtetave, e jo dashamir’ të tyre. Tek dorëheqjet dhe shkarkimet ata shohin dobësi, gjë e papranueshme për madhështinë që ia kanë projektuar vetës. Andaj edhe në veri nuk i lenin kryetarët të dorëhiqen. I mbanin peng. Prandaj presioni duhet të bëhet nga ne. Veç organizimi imponon kalkulimin e tyre. Ata kanë frikë nga humbja. Pritja duke llogaritet në moralin e tyre politik është e gabueshme, sepse tash e sa vite jemi dëshmitarë të mbylljes hermetike, manipulimit dhe instrumentalizimit”, ka shkruar Rrusta në “Facebook”.