Rrustem Aliaj jep dorëheqje nga posti i presidentit në FC Suhareka
Rrustem Aliaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit në FC Suhareka.
Aliaj ka thënë se ka qenë një nder i madh dhe privilegj që të jetë pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm.
“Ky vendim është marrë pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe me mendimin më
të mirë për të ardhmen e klubit. Ka qenë një nder i madh dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm, duke pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e tij dhe në përparimin e futbollit në komunitetin tonë. Së bashku kemi kaluar momente të paharrueshme, sfida të mëdha dhe suksese që na kanë forcuar si ekip dhe si familje”, ka thënë Aliaj.
Postimi i plotë i Rrustem Aliaj (pa ndërhyrje):
Letër Dorëheqje
E nderuar Kryesi e Klubit të Futbollit FC Suhareka,
Të dashur lojtarë, staf dhe tifozë të klubit,
Me këtë letër, dëshiroj t’ju njoftoj për vendimin tim për t’u tërhequr nga pozita e
Presidentit të FC Suhareka.
Ky vendim është marrë pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe me mendimin më
të mirë për të ardhmen e klubit.
Ka qenë një nder i madh dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm,
duke pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e tij dhe në përparimin e futbollit në komunitetin tonë.
Së bashku kemi kaluar momente të paharrueshme, sfida të mëdha dhe suksese që na kanë forcuar si ekip dhe si familje.
Duke potencuar se klubin po e le ne nje pozit stabile ne Superligen e Kosoves gjindemi me merit ne poziten e pestë me gjasa reale qe ne sezonin pranveror te synojm garat evropiane si dhe ne garat e Kupes se Kosoves jemi te kualifikuar ne 1/16 e finalistëve.
Megjithatë, besoj se tani është momenti i duhur për një ndryshim dhe për t’i hapur rrugë energjive të reja që mund ta çojnë klubin në nivele edhe më të larta.
Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi: lojtarët për përkushtimin dhe punën e palodhshme, stafin për profesionalizmin e treguar dhe tifozët tanë të jashtëzakonshëm për mbështetjen e tyre të pandërprerë.
Edhe pas largimit tim, mbetem një mbështetës i zjarrtë i FC Suhareka dhe besoj fuqishëm në potencialin e këtij klubi për të arritur suksese edhe më të mëdha. Ju uroj mbarësi dhe suksese në të ardhmen.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë
Rrustem Aliaj