Rrustem Berisha tani do të jetë ministër i Mbrojtjes
14 dhjetor 2018
| 10:38
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 11 amendamentet e Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.
Në fund deputetët votuan tekstin në tërësi të këtij projektligji, i cili mori 106 vota për dhe një abstenim.
Nga sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e këtij projektligji do të jetë ministër i Mbrojtjes.
/Epoka e re/