
Rrustem Berisha: Vrasja e Agim Ramadanit një prej ditëve më të rënda të Koshares
09 prill 2025
| 18:10
Ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, në një rrëfim në FRONTAL të T7, ka thënë se vrasja e Agim Ramadanit ka qenë momenti më i rëndë në luftën e Koshares, shkruan Express.
Ai ka treguar se lajmin për rënien e tij e kanë marrë përmes një radio lidhjeje që s’mund të përgjohej nga forcat serbe.
“Ka qenë 11 prilli, kur jemi ballafaquar me forcat serbe ata në sulm ne në sulm, por lajmi për vdekjen e Agimit e kemi përjetuar shumë rëndë. Kemi qenë të lidhur me emrin dhe veprën e tij. Është një prej ditëve më të vështira në luftën e Koshares”, ka thënë Berisha në FRONTAL.