Rrustem Mustafa: 24 dhjetori beteja e Llapit-Llapashticës, simbol i ringjalljes heroike
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, gjeneral Rrustem Mustafa ‘Remi’, përmes rrjetit social “Facebook”, ka kujtuar betejën më të lavdishme të UÇK’së të kësaj zone e ndodhur me datën 24 dhjetor të vitit 1998, dhe poashtu edhe dëshmorët e rënë në këtë betejë.
Postimi i plotë i Gjeneral “Remit”:
24-dhjetori beteja e Llapit-Llapashticës, simbol i ringjalljes heroike
Duke ndjerë përgjegjësi ndër vite për vendin tonë dhe duke njohur historia jonë data të rëndësishme, beteja të pa harruara që nga Skënderbeu e deri te beteja e fundit ku falë sakarificave dhe luftës së lavdishme të UÇK-së kurorëzuan vendin tonë me liri dhe hapën rrugë beteja diplomatike njërzore – beteja këto për mbizotërimin e rendit dhe ligjit.
Duke kujtuar kështu njërën ndër betajat më të rëndësishme të UÇK-së, të zonës operative të Llapit ne regjionin e Prishtines dua të kujtoj të gjithë dëshmorët e rënë në këtë datë të madhe – datë kjo e njohur botërisht si data e ringjalljes dhe kjo tregon më së miri se dëshmorët janë ringjallja e një vendi.
Ne do të kujtojmë me përgjegjësi të madhe veprën sublime, të të rënve për liri dhe të marrim përgjegjësi për ecje të mbarë dhe me nder të kombit tonë.
Lavdi dëshmorëve,
Na qofte gjithmon motiv kujtimi për luftën e UÇK -së!
Rrustem Mustafa