Rrustem Mustafa ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale
Rrustem Mustafa, komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nesër në ora 9:00 të intervistohet në Kompleksin e EULEX në Fushë Kosovë.
Madje në fletë thirrjen zyrës së Prokurorit të Specializuar emrin Fushë Kosovë e kanë shkruar në dy gjuhë. Në përkthimin në gjuhën shqipe shkruan dhe ne gjuhen serbe “Kosovo Polje”
Sipas burimeve të portalit “Pa Rrotlla”, Zyra e Prokurorit të Specializuar “Ka konstatuar së Rrustem Mustafa posedon informacione në një apo me shume vepra që lidhet në juridiksionin e Dhmoave të Specializuara”
Madje sipas burimeve tona në rast së Rrustem Mustafa nuk paraqitet nesër në ora 9:00 ai mund të gjobitet dhe të burgoset!
Kujtojmë së në vazhdën e këtyre bastisjeve gjatë kësaj jave, pjesëtarë të EULEXIT në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë të komandantit Isni Kilaj.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka treguar së Specialja është duke kryer operacione të vazhdueshme me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Ndërkaq, të mërkurën është bastisur edhe shtëpia e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast i është konfiskuar telefoni.
Ndërsa të martën është bastisur shtëpia e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit si dhe shtëpia e prindërve të tij.
Bastisjet që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, ditëve të fundit janë kryer edhe tek shtëpitë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.