Rrustem Tetaj, dëshmitari i 84-të në procesin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së
03 shtator 2024
| 11:27
Rrustem Tetaj është dëshmitari i 84-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka qenë në poste të ndryshme në Zonën e Dukagjinit.
Prokuroria e Hagës e ka lexuar një përmbledhje, dhe ka bërë të ditur se Tetaj do të dëshmojë për përpjekjet e disa “personave që të kenë në shënjestër personat e afërt me LDK-në”.
“Rrustem Tetaj ka mbajtur poste të ndryshme në Zonën e Dukagjinit, përfshirë edhe në shtabin e komandës së zonës. Ai ka dijeni për përpjekjet e disa anëtarëve të caktuar të UÇK-së për të vënë në shënjestër persona që konsideroheshin kundërshtar të afërt me LDK-në, të FARK-ut dhe kolaboracionistë të pretenduar”, ka thënë prokurori.