Rrustemi i LV-së tha se nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve, Arifi: Dështak, shko tek Albini e vajto!
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ndaj deklarimeve se Arifi nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve,
Për këtë gjë, Arifi ka thënë se Rrustemi është një “shërbëtor i pushteteve sipas konjukturave politike”, duke shtuar se “paska përlyer gojën e tij”.
“Një dështak i cili deshi të bëhet kryetar i Komunës së Lipjanit, një shërbëtor i pushteteve sipas konjukturave politike, i cili si mediokër që është nën pozitën e anëtarit të Kuvendit ka vetëm një të arritur në jetën e tij, sulme ndaj prokurorisë dhe çdo institucion të drejtësisë të Republikës së Kosovës me shpifje, propaganda e inskenime, paska përlyer gojën e tij duke më vlerësuar mua se nuk po i mbrojtsha interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”
“Paska tentuar i mjeri që me denigrime të fitoj poenë në organizatën që e reprezenton. Tash, shko tek Albini e vajto e ndoshta si viktimë ta mundëson të flasësh me ‘lartmadhërinë e tij’ për dy minuta. Looser!”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.