
Rrustemi i LV-së uron Imri Ahmetin për fitoren në Lipjan
18 tetor 2021
| 00:10
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Lipjan, Adnan Rrustemi, ka uruar kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti për fitoren pa balotazh.
Rrustemi ka falënderuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për punën gjatë fushatës zgjedhore.
“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik. Unë falënderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar”, ka deklaruar Rrustemi.