Rrustemi: Mbrojtjen e titullit në boks ua dedikoj nënave të Gjakovës

04 mars 2018 | 20:43

Boksieri Erzen Rrustemi që mbrëmë e mbrojti titullin e botës në kategorinë WBF, u’a ka dedikuar nënave të Gjakovës këtë sukses të tij.

Ai mbrëmë mposhti argjentinasin Juan Pedro Gugli Elmetti në meçin që u zhvillua në Karlsruhe të Gjermanisë.

Postimin i plotë i tij në profilin e vet në “Facebook”:

Të dashur miq, mbështetës e familjarë

Mbrëmja e 3 Marsit 2018 do të mbetet gjatë në kujtesën time, për faktin se arrita ta mbrojë me sukses titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist (WBF) si dhe të fitoj dhe një titull tjetër nga Global Boxing Union – GBU dhe kështu arrita ta përfaqësoj denjësisht kombin tim në arenat botërore të boksit, përmes Flamurit si dhe Himnit Kombëtar, i cili ngriti në këmbë në Karsluhës( Gjermani), mijëra të pranishëm në shenjë nderimi.

Fitorja ime iu dedikohet Nënave të Gjakovës dhe të gjithë Nënave Shqiptare, të cilat që 19 vite pas luftës, i kërkojnë dhe i presin e nuk iu vijnë më të dashurit e tyre të cilët figurojnë në Listën e të zhdukurve. Por, fatmirësisht Kosova dhe liria e saj janë gjallë dhe janë në këmbë e po forcohen përditë e më shumë.

Më lejoni me këtë rast t’i falënderoj gjithë ata shqiptarë nga shtete të ndryshme të Europës e që ishin të pranishëm në sallë, stafin tim profesional e teknik që më përgatiti dhe kontribuoi në këtë fitore, familjarët e mi që ishin me mua dhe tjerët që më përcollën nga distance e, në veçanti, reperin e mirënjohur Duden dhe disa nga boksierët tanë të njohur në botë, e që janë edhe miq të mi, si kikboksieri Shemsi Beqiri, kampion i shumëfishtë i botës, pastaj Berat Aliu, Haxhi Krasniqin, Gjetan Ketën e të tjerë që më inkurajuan e uruan. Po, pa e harruar edhe kryetarin e komunës sime – Gjilanit, zotin Lutfi Hazirin për kujdesin e treguar para e pas kësaj fitore.

Një falënderim meriton edhe Organizatori kësaj mbrëmjeje, Rainer Gottëald dhe TV SAT 1 dhe ProSieben, të cilët mundësuan që në gjithë botën të shihet ky duel, kuptohet nga ata që paraprakisht janë anëtarësuar. Ishin korrektë dhe tejet të suksesshëm në organizim dhe kjo më obligon që edhe më tutje të bashkëpunoj me ta, në duelet e mia të ardhshme.

Ndihem borxhli ndaj jush gjithnjë dhe do të përpiqem që këtë gëzim e krenari që e manifestuat me mua e për mua, t’ua kthej me fitore të reja, ku, kundërshtarët nuk i zgjedh unë po, ua tregoj vendin ku e kanë…

I juaji

Erzeni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur arritjen…