Rrustemi: Opozita dëshiron ta bllokojnë shtetin e të dëmtojnë qytetarët e Kosovës

06 tetor 2023 | 19:40

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka thënë se opozita është duke i detyruar për t’i fituar 2/3 apo 80 deputetë.

Rrustemi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për marrëveshjet ndërkombëtare, ku ka thënë se asnjë vërejtje nuk e kanë pasur, por nuk janë votuar nga opozita.

Ai tutje ka shkruar se opozita dëshiron që ta bllokojë shtetin dhe të dëmtojë qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Deputetët e opozitës shtrojnë pyetje parlamentare kinse po interesohen për interesin publik, kurse pikërisht interesin publik, interesat e qytetarëve e të Republikës pengojnë e dëmtojnë duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Asnjë vërejtje në këto marrëveshje nuk e kanë. E dinë mirë që janë për qytetarët e Republikën. E kanë të qartë se bëhet fjalë për 360 milion euro, dhe përsëri nuk i votojnë. E pse nuk i votojnë? Sepse duan ta bllokojnë shtetin e të dëmtojnë qytetarët e Republikës.

Kjo opozitë po na detyron me i fitu 2/3, 80 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka mbërritur në Kosovë kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh…