Rrustemi: Refuzimi i aktgjykimit të Supremes është i motivuar politikisht
Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme si nga SKQZ edhe nga PZAP, është qartazi përpjekje e kundërligjshme e motivuar politikisht dhe e koordinuar në mes tyre. Kështu ka deklaruar anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Adnan Rrustemi duke komentuar vendimin e PZAP-it, i cili ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje!, për numërim të 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës. “Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme si nga SKQZ edhe nga PZAP, është qartazi përpjekje e kundërligjshme e motivuar politikisht dhe e koordinuar në mes tyre. Duke ju shërbyer interesave politike të palëve të ndryshme e kalkulimeve në prapavijë, po vonojnë qëllimshëm certifikimin e rezultateve përfundimtare. Rezultatet do të shpallen e do të certifikohen, por edhe përgjegjësisë së tyre do t’i vije radha”, ka shkruar Rrustemi në profilin e vet në”Facebook”.