Rryma mbyt 17-vjeçaren në Gjilan
13 qershor 2019
| 19:15
Një vajzë e moshës 17-vjeçare nga Capari i Gjilanit ka ndërruar jetë sot si pasojë e kontaktit me rrymën.
Lajmin e ka konfirmuar Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Policinë Rajonale të Gjilanit.
“Sot në fshatin Capar të Gjilanit ka ndërruar jetë një vajzë e moshës 17 vjeçare. Sipas informacioneve të para dyshohet se vajza ka vdekur nga kontakti me rrymën”, ka thënë Azizi për “klankosova.tv”.