Rryma mbyt një të ri në Vushtrri
09 gusht 2018
| 20:17
Një 21-vjeçar ka vdekur sot rreth orës 17:30 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, si pasojë e kontaktit me tela të rrymës.
Lajmin e ka konfirmuar për “KP”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Qytetarët ndjehen të rrezikuar nga kabllot në Vushtrri, Komuna dhe KEDS-i planifikojnë t’i heqin
Sipas tij, viktima ka qenë punëtor i njërës prej kompanive kabllore, ndërsa ka qenë duke instaluar kabllo në njërën prej shtyllave elektrike. “Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Zahiti.