Rryma që e paguajmë për serbët në veri përplas Haki Abazin me Hykmete Bajramin

22 nëntor 2021 | 17:40

Çështja e pagesës së rrymës për serbët në veri të Kosovës, ka përplasur disa nga deputetët e pushtetit me opozitën.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka lejuar që të paguhet rryma në veri, në kohën e udhëheqjes së PDK-së dhe LDK-së.

“ZRrE-ja ka lejuar të paguhet rryma në veri”, ka thënë Abazi.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka thënë se Qeveria Kurti tani e ka bërë që kjo rrymë të paguhet përmes KOSTT-it, që sipas saj “i bie të paguhet përmes taksave tona”.

“Nuk është larg që në Qeverinë Kurti është marrë vendimi që këtë kosto ta bartë KOSTT-i. Tani po e paguajmë përmes taksave tona. Më herët e kemi paguar nëpërmjet faturave”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona…