RTK-ja këtë muaj do t’ua vonojë pagat punëtorëve, kjo është arsyeja
21 prill 2021
| 13:50
Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është për Radio Televizionin e Kosovës.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere kanë kërkuar shkarkimin e bordit të RTK-së duke e akuzuar atë për punësime familjare.
Ndër të tjera drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka thënë se këtë muaj pagat e punëtorëve në Radio Televizionin e Kosovës do të vonohen. Kjo sipas tij, pasi nuk janë alokuar mjetet nga buxheti.
“Për herë të parë RTK-ja këtë muaj do t’ua vonojë pagat punëtorëve për shkak se nuk i janë alokuar mjetet nga buxheti. Unë nuk po e shoh ndryshe këtë përveçse shantazh”, ka thënë ai.