RTK-ja nuk e transmeton seancën e opozitës, PDK-ja thërret konferencë për media
16 tetor 2024
| 14:31
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, pasi RTK-ja nuk është duke e transmetuar atë.
PDK-ja ka thirrur konferencë për media në orën 14:30, përballë zyrave të RTK-së.
“Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që RTK-ja të transmetojë një seancë të Kuvendit në kanalet alternative. Kjo ndodhi pikërisht sot, kur prisnim të adresonim aferat korruptive të këtij pushteti, duke dëshmuar kapjen e këtij mediumi nacional nga ‘kapelat e Dejones’. Përballë këtij akti, ne, shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, do t’u drejtohemi qytetarëve në një konferencë për media në orën 14:30, përballë zyrave të RTK-së”, ka thënë Tahiri.