RTK-ja urdhëron gazetarët që Kurtit të mos i referohen si “kryeministër në detyrë”

26 shkurt 2025 | 12:51

Ndikimi i madh i pushtetit në Radio Televizioni i Kosovës është konfirmuar edhe një herë.

Televizioni publik sot ka urdhëruar gazetarët që në kronikat e tyre kryeministrit Albin Kurti të mos i referohen si “kryeministër në detyrë” dhe Qeverisë aktuale të mos i referohen si “Qeveri në detyrë”.

Përmes një emaili, redaktori i lajme qendrore, Besart Galica, ka urdhëruar që në asnjë kronikë televizive dhe në asnjë edicion të lajmeve të mos përdoren terme të tilla.

“Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës dhe Hellenic Beverage Company-Kosovo L.L.C. kanë nënshkruar…