RTK: Shoferët e autobusëve që janë në grevë përleshen mes vete pastaj edhe me Policinë

14 mars 2025 | 21:33

Radio Televizioni i Kosovës raporton se në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit, shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë, janë përleshur mes vete, e pastaj edhe me Policinë.

Tutje raportohet se në mesin e tyre ka edhe të arrestuar.

GazetaBlic ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk kanë marrë përgjigje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur një…