RTK, VLERËSON LARTË DUARTË E NËNËS STANË, QË KANË GATUAR BUK PËR USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

09 nëntor 2024 | 13:01

Të gjithë që kanë ngrënë bukë nga duart e nënave të tyre, e ndjejnë në mënyrë të veçantë, kontributin e madh, sakrificën mbinjerëzore në kohë lufte kundër Serbisë pushtuese, të Nënë Stanës, e cila me duartë e saja, ju ka dhënë buk me dhjetra dhe me qindra luftëtarëve të lirisë, ushtar e ushtare të UÇK-së!

Gazetari e folësi i RTK-së Visar Shatrolli, me profesionalizëm të madh dhe me retorike brilante, në kroniken televizive të 6 Nëntorit 2024, në lajmet qendrore në 19:30, e thotë fuqishëm, se:”…nga duartë e saja u ushqyen qindra ushtar…”!

Ata që kanë ngrënë në pjesë të ndryshme të jetës së tyre buk nga duartë e nënave të tyre, janë ata që më së miri, e kanë përjetuar dhe e mbajnë mend, bukën nga duart e Nënë Stanës!
Por edhe mund ta shfaqin secili në mënyrën e tij, sepse buka e nënës, ju ka shkuar jo vetëm në duart e tyre vockla kur kanë qenë të vegjël, sikur edhe në sofër në shtëpi, por edhe në shkolla, në ara, në male e fusha, në kantiere të ndryshme pune e ndertimi, në greva të puntorëve e minatorëve, në demonstrata, nëpër burgje të Serbisë pushtuese, e madje edhe në mergim, në Europë e Amerikë, e në kontinente tjera, etj., etj..!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Nënntor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, gjatë ditës së djeshme ka…