RTL: Kroatët “braktisin” bregdetin e tyre, dynden në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e së shtunës ka ndarë një video-lajm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Rama ka shpërndarë storjen e televizionit kroat ku bëhet e ditur se 22 mijë kroat kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime.
Ai e ka quajtur Kroacinë një “superstar” në turizëm, por që lajmi për një numër kaq të madh të turistëve kroat në Shqipëri e ka quajtur lajm bombastik.
“❤️Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore ???️?
??22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar ??️?
#VetëmPërpara➡️??”, shkruan Rama.