RTL tallet me Vuçiqin
Duartrokitje për serbin e ri! Tani ai është bashkëthemelues i Apple. Dhe ai nuk është i vetmi – Lord Voldemort nga Harry Potter është gjithashtu serb.
Dhe pikërisht atëherë kur menduat se keni parë gjithçka – përgatituni. Sepse gjithçka është akoma pak më e çmendur në Serbi. A e dini se Lord Voldemort është serb? Atje, tani e dini. Aktori Ralph Fiennes, i cili luajti zuzarin e famshëm Voldemort në serialin Harry Potter, mori nënshtetësinë serbe në shenjë mirënjohjeje për shkak se xhiroi një nga filmat e tij në Beograd.
Por! Kjo nuk është e gjitha. Ju ndoshta keni dëgjuar edhe për legjendarin Steve Wozniak, një gjeni kompjuterik pa të cilin suksesi i Apple do të kishte qenë i vështirë, pa të cilin bota nuk mund të kishte takuar kurrë Steve Jobs, e lëre më iPhone dhe iPad.
Epo edhe ai është serb nga sot. Këtu e shohim duke ecur së bashku me Aleksandar Vuçiqin, i cili do t’i japë nënshtetësinë serbe. Vini re se deklaratat nuk janë krijuar nga inteligjenca artificiale.
“Tani mund të mburremi se ai është një gjeni kompjuterik – serb. Ai do të jetojë pjesën më të madhe të jetës së tij në Amerikë, por shpesh do të vijë në Serbinë e tij dhe ne jemi krenarë për këtë”, tha Aleksandar Vuçiq. Wozniak u përgjigj se po u thoshte miqve të tij se ishte një serb që jetonte në Amerikë dhe se donte të studionte histori. Ai fitoi duartrokitje.
Videon e RTL shikoje duke klikuar KËTU