RTSH-ja ndjek nga afër treningun e futbollistëve të FC Kosova Düsseldorf
Radio Televizioni Shqiptar, gjatë ditës së mërkurë ka vizituar futbollistët e klubit FC Kosova Düsseldorf gjatë treningut në fushën e tyre të blertë. Gjatë vizitës ata kanë bërë një kronikë për klubin që po i bënë krenar shqiptarët anë e kënd Gjermanisë. Të shumtë ishin shqiptarët të cilët kishin shkuar për t’i përcjellë ushtrimet e lojtarëve të tyre të zemrës nga trajnerët që falë dijes së tyre dhe angazhimit të pashoq dhe të mbështetur dhe nga kryesia e klubit dhe kryetari i saj, Bujar Neziri, kanë arritë t’i pushtojnë zemrat e mërgatës shqiptare dhe jo vetëm shqiptarëve por dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Gjermani.
Siç dihet klubi shqiptar FC Kosova Düsseldorf, i cili mbështetet nga diaspora shqiptare, është në prag të ngritjes në një rang tjetër garash në Gjermani atë të Landesligës.
Pas kësaj vizite të pa paralajmëruar e që ishte e befasishme për të mirë, nënkryetari i klubit të FC Kosova Düsseldorf, zt. Rahim Hiseni, ka shtruar darkë për ekipin e gazetarëve të Radio Televizionit Shqiptar.
Gazetarët e televizionit shqiptar, përpos kronikës së kanë bërë me lojtarët dhe trajnerët e klubit FC Kosova Düsseldorf, ata kanë zhvilluar vizita edhe në fushat ku do të luaj kombëtarja shqiptare në kampionatin evropian 2024, ku kombëtarja shqiptare do t’i zhvilloj ndeshjet e saj si dhe do të kryej edhe ushtrimet e saj.