Ruanda shënon 25-vjetorin e gjenocidit
Ruanda ka shënuar 25-vjetorin e gjenocidit në një ceremoni solemne të përkujtimit të jetëve të 800 000 të vrarëve.
E tërë java do të shënohet me aktivitete të përkujtimit të gjenocidit. Gjatë ditës, zyrtarët shtetëror do t’i bashkohen rreth 2 000 personave në marshin përkujtues ku do të ndezën edhe qirinj.
Në shënimin e 25-vjetorit po marrin pjesë edhe shumë diplomatë të huaj, duke përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Më 6 prill 1994 patën filluar 100 ditët e masakrës, pasi presidenti Juvenal Habyarimana dhe homologu i tij, Cyprien Ntaryamira ishin vranë pas goditjes së aeroplanit i cili kishte rënë në kryeqytetin e Ruandës. Sulmuesit nuk janë identifikuar kurrë.
Ky sulm kishte mobilizuar ushtarët e qeverisë së Hutus dhe policinë ekstremiste të orkestrojnë gjenocidin ndaj minoritetit Tutsi.
Në fshatrat përreth vendeve të banuara, gratë dhe fëmijët janë djegur të gjallë dhe ishin vrarë.
Rreth 10 000 persona janë vrarë çdo ditë. Luftimet patën përfunduar në korrik të vitit 1994 kur Fronti Patriotik i Ruandës kishte rrethuar vendin.