RUANI TRADITËN E SHEKUJVE NË DITËDHIMBJE KOMBËTARE
Jakup Krasniqi
Nga 26 deri me 28 korrik Kosova kishte më të drejtë tri ditë zije, me rastin e vdekjes së njeriut të vogël nga shtati, por, vigani më i madh shqiptar në veprimtarinë politike dhe atdhetare të pas Luftës së Dytë Botërore – Adem Demaçi.
Janë disa shkrime të këtyre ditë të mbushura më verë edhe pse vreri i të tillëve nuk ka munguar asnjëherë tek ne, që nga viti 1958, atëherë kur është arrestuar e burgosur nga armiqtë e egër të popullit tonë.
Pas viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar, sikur dështem të besojmë se një masë e madhe e shqiptarëve u shkëputën nga ajo politikë. Por, si po duket ajo politikë e egër, nuk paska mbetur pa trashëgimtarë të egër politik. Kam dashur që ta marrë me rezerva të mëdha një thënie popullore, e cila thotë: “Çka pjellë macja gjuan mijë”. Dhe këta mijë, nuk po kanë durim as të presin kalimin e ditëve të mortit. Ndërsa e njëjta sortë “njerëzore”, kishte durim me dekada të duronte robërinë që ushtronin bandat e Tito–Rankoviqit e më vonë edhe të Millosheviqit?!
Kjo sortë bastarde, po mendon se ka vdekur Adem Demaçi! Idealët e Demaçit të madh nuk vdesin kurrë, të vdekur të gjallë janë vetëm kundërshtaret e tij, të djeshëm e të sotshëm. Adem Demaçi, as për se gjalli e as për se vdekuri nuk ia kishte e nuk ua ka frikën as armiqve e as tradhtarëve. Edhe pse shtatorët e këtyre të fundit i has si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Adem Demaçi, nuk ka nevojë për përmendore të ftohta guri a bronzi, Përmendore e tij janë Liria e Pavarësia e Kosovës, ATY ku ka jetë e gjallëri njerëzore!
Adem Demaçi për 82 vjet të jetës se tij, i këndoi vetëm Lirisë e kurrë Josip Brozit e robërisë! E pjellat e maceve le të gjuajnë mijë!
Lavdia e përjetshme i takon Adem Demaçit!