Rubiales: Po më bëjnë shumë presion, por nuk jap dorëheqjen

25 gusht 2023 | 13:32

Luis Rubiales ka refuzuar të largohet nga posti i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit për veprimet e tij pas finales së Kupës së Botës për femra të dielën. 46-vjeçari puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë.

Rubiales kërkoi falje për puthjen të hënën përpara se FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, të hapte procedimin disiplinor kundër tij të enjten.

“Më kanë thënë se gjëja më e mirë është që unë jap dorëheqjen. Duhet të ketë ndonjë arsye që të të nxjerrin nga një vend Kush më njeh e di që do të qëndroj deri në fund. Ka ardhur koha të them diçka. Mendoni se është një arsye për të vuajtur sulmet ndaj meje? A është mjaft serioze që unë të largohem? Nuk do të jap dorëheqjen!”, ka deklaruar Rubiales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për…