Rubini refuzon ofertën e Lensit për Dakun
Skuadra e Rubin Kazanit i ka rezistuar ofertës së parë të ekipit nga Franca, Lens për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku. Mësohet se Lensi ka ofruar 7 milionë euro për transferimin e Dakut këtë muaj, por është refuzuar nga Rubin Kazani.
Drejtuesit e ekipit rus po pretendojnë të paktën 12 milionë euro për ta lënë të lirë Dakun, i është I gatshëm të largohet gjatë këtij afati kalimtar. Mbetet të shihet nëse Lensi do të bëjë një ofertë tjetër për Dakun, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Lokomotiva e Moskës.
Madje, Rubin Kazani ka refuzuar edhe ofertën e Lokomotivës prej 8 milionë eurosh për Dakun dhe është në pritje të ofertave tjera pasi për sulmuesin 27-vjeçar janë të interesuar edhe Cagliari e Parma. Këtë sezon Daku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 5 asistime për Rubin Kazanin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.