Rubio thotë se do të ishte për keqardhje nëse Rusia refuzon propozimin për armëpushim

12 mars 2025 | 16:05

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të mërkurën se do të ishte “shumë për keqardhje” nëse Rusia refuzon një propozim 30-ditor të armëpushimit të mbështetur nga Uashingtoni në luftën e saj me Ukrainën.

“Ne do të shohim se cila është përgjigja e tyre. Nëse përgjigja e tyre është po, atëherë ne e dimë se kemi bërë përparim të vërtetë dhe ka një shans real për paqe. Nëse përgjigja e tyre është jo, do të ishte shumë për të ardhur keq dhe do t’i bënte të qarta qëllimet e tyre”, u ka thënë  Rubio gazetarëve në Irlandë.

Ai gjithashtu i ka kërkuar Rusisë t’i japë fund të gjitha armiqësive.

Komentet e Rubios kanë ardhur pasi administrata Trump ka hequr pezullimin e ndihmës ushtarake dhe shkëmbimit të inteligjencës për Ukrainën dhe Kievi sinjalizoi se ishte i hapur për armëpushim në luftën me Rusinë, raporton “Associated Press”.

Vendimi i administratës Trump ka shënuar një ndryshim të mprehtë nga vetëm një javë më parë, kur ka vendosur pezullimin në një përpjekje të dukshme për të shtyrë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të hyjë në bisedime për t’i dhënë fund luftës me forcat pushtuese ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës ka shkëlqyer në përballje me Gjilanin, pasi…